![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
10 shtetet me te fuqishme ne bote
Projeksioni i pushtetit, të një shteti në arenën ndërkombëtare është i bazuar në shumë elemente, si pozita gjeografike, madhësia, forca ushtarake dhe ekonomia.
Shumë vende janë të mëdha në përmasa, por kanë qenë në gjendje ta ‘përkthejnë’ këtë në ndikim politik, për shembull; Australia dhe Kanadaja. Ka vende si India dhe Pakistani që kanë një nga ushtritë më të mëdha në botë. Më poshtë janë renditur dhjetë vendet më të fuqishme në botë. Renditja bazohet në rritjen ekonomike (GDP), ndikimi politik, forca ushtarake dhe madhësia.
1. Shtetet e Bashkuara të Amerikës
SHBA-ja është konsideruar si kombi më i fuqishëm në botë. Kjo është arsyeja pse ajo natyrshëm konsiderohet si “policit të botës”. Ajo ka ushtrinë më të madhe dhe një GDP prej 17.4 trilion dollarë.
2. Rusia
Ajo ka rezerva të mëdha të burimeve natyrore, të cilat i përdor për të zhvilluar ekonominë e saj. Edhe pse ekonomia e Rusisë nuk është e zhvilluar në krahasim me vendet e zhvilluara të botës, ajo ka një GDP prej 1.9 trilion dollarë dhe ndikim të rëndësishëm politik.
3. Kina
Për momentin GDP e Kinës është 10.4 trilion dollarë dhe nuk pritet të rritet në mënyrë të konsiderueshme. Vetëm nëse Kina arrin vizionin e saj të ringjallë rrugën e vjetër tëmëndafshi për të eksploruar tregje të reja. Duke u vendosur në zemër të Azisë Jugore, Kina ka qenë në gjendje të përkthejë vendndodhjen e saj gjeografike në fuqi politike.
4. Mbretëria e Bashkuar
Mbretëria e Bashkuar ose Anglia ushtron ndikim të rëndësishëm kulturor, politik, ekonomik dhe shkencor në botë. Ndikimi global i saj i ka rrënjët që në Perandorinë Britanike dhe kolonitë e saj. GDP e Britanisë së Madhe është 3 trilion dollarë dhe ajo ka gjithashtu një anëtar të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
5. Gjermania
Me një GDP prej 3.9 trilion dollarë, Gjermania është kombi më i populluar në Bashkimin Evropian. Ajo ka një nga ekonomitë më të mëdha në botë.
6. Franca
Franca është një nga vendet më të vjetra të botës dhe ndikimi i saj kulturor tejkalon të gjitha llojet e tjera të ndikimit që ajo ka në botë sot. Ajo në krye të vendeve më të vizituara të botës. Ajo ka një GDP prej 2.8 trilion dollarë dhe zë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara së bashku me katër super fuqitë e tjera.
7. Japonia
Japonia është një vend i Azisë Lindore, përbëhet nga katër ishuj që janë të mbuluara kryesisht me dru dhe male. Sot, Japonia është vendi më i avancuar në botë nga ana teknologjike dhe shkencore. Ajo ka popullsinë më të shkolluar në botë. Japonia është e njohur në të gjithë botën edhe për artet e saj tradicionale, skulpturën, poezinë, arkitekturën dhe artet e famshme marciale.
8. Indi
India është një fuqi rajonale në zhvillim në Azinë Jugore. GDP e saj është 1.877 trilion dollarë.
9. Arabia Saudite
Arabia Saudite posedon rezervat më të larta të naftës së papërpunuar në botë. Edhe pse tregu global për naftë bruto ka rënë, GDP e Arabisë Saudite është gati 0.7484 trilion dollarë. Për më tepër, Arabia Saudite është importuesi i dytë më i madh në botë i armëve.
10. Emiratet e Bashkuara Arabe
Me një GDP prej 0.4023 trilion dollarë Emiratet renditet në listën e 10 vendeve më të fuqishme në botë. Vendi është një federatë e shtatë emirateve që u bashkuan në vitin 1972. Sot Forumi Ekonomik Botëror e ka quajtur atë si ekonominë më konkurruese në botën arabe.
Më të lexuarat
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)
![Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali](images/posts/makina fluturuese ne italii.jpg)